Presidenti largon numrin dy të Zbulimit Kombëtar

Amerika

Presidenti largon numrin dy të Zbulimit Kombëtar

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 19:13
Presidenti Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka bërë një tjetër ndryshim në drejtimin e zyrës së Zbulimit Kombëtar, duke larguar numrin dy të kësaj zyre, vetëm një ditë pas largimit të kreu të saj.

Agjencia e Zbulimit Kombëtar njoftoi të premten në mbrëmje largimin zëvëndës drejtorit Andrew Hallman, me një eksperiencë 30 vjeçare brenda komunitetit amerikan të zbulimit.

Largimi i zotit Hallman pason atë të ish-Drejtorit në detyrë të Zbulimit Kombëtar Joseph Maguire. Presidenti Donald Trump e largoi këtë të fundit nga detyra pas një seance të klasifikuar informimi të ligjvënësve lidhur me sigurinë e zgjedhjeve që përfshinte përpjekjet e Rusisë për t'u përzier në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Sipas gazetave "Washington Post" dhe "New York Times" presidenti ishte i shqetësuar se zyrtarët kishin dhënë informacione që mund të përdoreshin kundër tij./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat