Mbyllet një rrugë në Kaliforni, 40 mijë bletë dalin nga kulmi i hotelit

Amerika

Mbyllet një rrugë në Kaliforni, 40 mijë bletë dalin nga kulmi i hotelit

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një grumbull prej rreth 40 mijë bletëve ka dalë nga kulmi i një hoteli në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i rrezikuar mysafirët dhe banorët lokalë. Pesë persona u dërguan në spital.

Policia dhe zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes pas raportimeve për një grumbull të madh të bletëve në Pasadena. Dy zjarrfikës, dy policë dhe një civil përfunduan në spital për shkak të pickimit nga bletët.

“Diçka ndikoi që ato të lëshohen, ndonjë veprim, zhurmë, dridhje…është vështirë të tregohet se çfarë saktësisht”, tha Dave Williams nga Shoqata e Bletarëve në Los Angeles, shkruan “The Guardian”.

Lisa Derderian, zëdhënëse e zjarrfikësve në Pasadena, tha: “Kemi zjarrfikës që punojnë këtu për shumë vjet dhe ata kanë thënë se ky është grumbulli më i madh i bletëve që kanë parë ndonjëherë në një vend.”

Të ashtuquajturat bletë të afrikanizuara janë lloj i përzier i bletëve afrikane dhe evropiane, i përhapur së pari në Amerikën Jugore në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar.

Për shkak të sjelljes agresive që kanë për mbrojtjen e foleve të tyre, ato e kanë marrë nofkën “bletët vrasëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat