Policia në grevë, 147 vrasje për pesë ditë në një rajon brazilian

Amerika

Policia në grevë, 147 vrasje për pesë ditë në një rajon brazilian

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Autoritetet braziliane kanë thënë se 147 persona janë vrarë vetëm në rajonin verilindor, Ceara, në pesë ditët e para të grevës së policisë ushtarake, pjesëtarët e së cilës po kërkojnë rritje të pagave.

Kjo shifër e vrasjeve është pesë herë më e lartë se mesatarja, pavarësisht se qeveria ka dërguar ushtarë për të patrulluar në rrugët e këtij rajoni.

Shpërthimi i dhunës ka bërë që disa karnavale tradicionale të anulohen. Policët e nisën grevën më 19 shkurt me kërkesën e vetme që të paguhen më shumë.

Sipas ligjeve braziliane, policët nuk kanë të drejtë të hyjnë në grevë dhe një gjykatë mori vendim që pjesëtarët që nuk e respektojnë këtë rregull mund të burgosen.

Më shumë se 200 policë grevistë janë suspenduar nga puna ditëve të fundit, shkruan “BBC”.

Të hënën, ministri i mbrojtjes, Fernando Azevedo Silva, dhe ministri i drejtësisë, Sergio Moro, shkuan në këtë rajon për ta parë më mirë gjendjen e sigurisë. “Situata tash është nën kontroll”, tha ministri Moro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat