Vriten pesë punonjës në një birrari në SHBA

Amerika

Vriten pesë punonjës në një birrari në SHBA

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 09:49
Ilustrim

Pesë persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë që kanë ndodhur brenda objektit të një birrarie në Milwaukee, Wisconsin.

Bëhet fjalë për birrarinë Milson Coors, ku sulmuesi raportohet se ka ndërruar jetë nga “plagët që ia ka shkaktuar vetes”.

Ai është identifikuar si 51-vjeçar banor i Milwaukee, kurse motivet e sulmit ende mbeten të paqarta. Të shtënat kanë ndodhur në orët e para të pasdites, derisa qindra punonjës ishin duke punuar brenda objektit.

Kryetari i Milwaukee, Tom Barrett, ka deklaruar para gazetarëve se “ishte një ditë tragjike për qytetin”. Në anën tjetër drejtori i policisë, Alfonso Morales, ka thënë se pesë viktimave ishin punonjës të birrarisë.

E derisa të përfundojnë hetimet, shkollat dhe bizneset përreth birrarisë janë mbyllur për shkaqe sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat