Bloomberg tërhiqet nga gara presidenciale

Amerika

Bloomberg tërhiqet nga gara presidenciale

Më: 4 mars 2020 Në ora: 16:59
Michael Bloomberg

Michael Bloomberg, ish-kryebashkiaku i New Yorkut, i ka dhënë fund fushatës së tij presidenciale.

“Tre muaj më parë, unë hyra në garën për president për të mposhtur Donald Trump. Sot, unë po e lë garën për të njëjtën arsye,” tha ai në një deklaratë.

Bloomberg ka shpenzuar më shumë se 500 milion dollarë të parave të tij në garën për t’u bërë kandidati i Partisë Demokratike.

“Nuk ka më ndonjë mundësi për ta siguruar nominimin e demokratëve”, ka bërë të ditur Bloombergu përmes një deklarate.

Duke e mbështetur Bidenin, Bloombergu ka thënë se do të punojë për ta bërë atë president të ardhshëm të SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat