Maduro u kërkon grave të lindin nga gjashtë fëmijë - Bota Sot
Maduro u kërkon grave të lindin nga gjashtë fëmijë

Amerika

Maduro u kërkon grave të lindin nga gjashtë fëmijë

Më: 5 mars 2020 Në ora: 08:23
Nicolas Maduro

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u ka bërë thirrje grave që të kenë nga gjashtë fëmijë “për të mirën e shtetit”. Përmes një fjalimi televiziv, që synonte të promovonte planin kombëtar për shëndetin e grave, Maduro i ka udhëzuar gratë “lindni, lindni”.

Ky shtet është duke u përballur me krizë ekonomike që ka rezultuar me zvogëlim të sasisë së ushqimit dhe pajisjeve mjekësore. Në periudhën 2013-2018, 13 për qind e fëmijëve në Venezuelë nuk janë ushqyer si duhet, ka thënë agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, Unicef.

Aktualisht ky shtet po përballet me synimet e qeverisë dhe opozitës për marrje të pushtetit. Lideri opozitar, Juan Guaidó konsiderohet lider legjitim i Venezuelës nga më shumë se 50 shtete. Mirëpo presidenti Maduro, lider i krahut të majtë të këtij shteti, që gëzon mbështetjen e ushtrisë së Venezuelës, vazhdon të jetë në pushtet.

“Ju bekoftë Zoti, shpresoj që do të keni gjashtë vajza dhe djem”, u ka thënë Maduro grave që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. “Secila grua duhet të ketë gjashtë fëmijë për të mirën e shtetit”, ka thënë ai në njërën nga ngjarjet që organizohen në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat