Del nga burgu pas 34 vitesh gruaja e verbër që u dënua për vrasjen e burrit të saj të dhunshëm

Amerika

Del nga burgu pas 34 vitesh gruaja e verbër që u dënua për vrasjen e burrit të saj të dhunshëm

Më: 5 mars 2020 Në ora: 22:50
Willie Mae Harris

Një grua e verbër, është liruar nga burgu pas 34 vitesh, pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e burrit të saj të dhunshëm.

Willie Mae Harris, tashmë 72 vjeçe, qëlloi për vdekje me armë burrin e saj Clyde Harris, më 30 janar të 1985.

Mirëpo gruaja vazhdimisht nuk i ka pranuar akuzat e ngritura dhe ka pretenduar se nuk kishte ndërmend të qëllonte mbi burrin e saj të dhunshëm, por ajo shprehet se e vrau aksidentalisht atë, në përpjekje për t’u mbrojtur ndaj tij.

Megjithatë Guvernatori i Arkansas (shtet federal në Amerikë), Asa Hutchinson ndihmoi në daljen nga burgu të Ëillie, e cila fillimisht ishte e dënuar me burgim të përjetshëm. Guvernatori argumentoi se e moshuara gjatë gjithë këtyre viteve është mbajtur në qeli pa të drejtë, pasi ajo në këtë histori ishte thjesht një viktimë e dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat