Të martuar për 60 vite, burri në karantinë – gruaja komunikon me të nga dritarja - Bota Sot
Të martuar për 60 vite, burri në karantinë – gruaja komunikon me të nga dritarja

Amerika

Të martuar për 60 vite, burri në karantinë – gruaja komunikon me të nga dritarja

Më: 6 mars 2020 Në ora: 10:55
Gene Campbell

Fotografi rrëqethëse janë publikuar të një çifti të martuar për gati 60 vite, të ndarë nga coronavirusi, ndërsa provojnë të komunikojnë përmes një dritareje.

Gene Campbell, 89 vjeç, është bllokuar brenda qendrës së kujdesit në Kirkland të Washington State, ku disa banorë kanë vdekur nga Covid-19.

Mirëpo dashuria nuk e ka ndalur gruan e tij Dorothy, 88-vjeç, që të jetë pranë tij, ndërsa viziton burrin e saj përmes dritares.

Dorothy u shoqërua nga djali i tyre Charlie, një infermier i regjistruar nga Silver City, New Mexico, ai mbante një telefon në duar, në mënyrë që ata të bisedonin me njëri-tjetrin.

Raportohet se numri i vdekjeve nga coronavirusi në SHBA u rrit në 12 të enjten, ndërsa të infektuar janë raportuar gjithsej 200 raste.

Kolorado dhe Nevada raportuan rastet e tyre të para. Nëntë nga të vdekurit ishin nga e njëjta shtëpi pleqsh periferike të Seattle, ndërsa tani rasti është nën hetimin federal.

Familjarët që strehonin të dashurit e tyre në qendrën e kujdesit, me zemërim pranuan lajmet e hidhura.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat