Trump nënshkruan faturën prej 8.3 miliardë dollarëve, për të luftuar coronavirusin në SHBA

Amerika

Trump nënshkruan faturën prej 8.3 miliardë dollarëve, për të luftuar coronavirusin në SHBA

Më: 6 mars 2020 Në ora: 16:22
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump, ka nënshkruar të premten faturën e shpenzimeve speciale prej 8.3 miliardë dollarëve për të luftuar coronavirusin në SHBA.

Sipas mediave të huaja, kjo shumë do t’i ndahet agjencisë federale të shëndetit publik, në mënyrë që paratë të shfrytëzohen për vaksina, teste, trajtimet e mundshme, gjithashtu do t’i ndihmojë qeveritë e shtetit dhe ato lokale të përgatiten ndaj kërcënimit të coronavirusit.

Rreth 400 milionë dollarë janë caktuar për sistemet shëndetësore në vendet e tjera, ndërsa 300 milionë dollarë për ndihmë humanitare.

Raportohet se shkalla e coronavirusit mund të rritet në SHBA, ndërsa njerëzit që tregojnë simptoma të sëmundjes ngjitëse, kërkojnë testimin si dhe diagnostikimin e tyre.

“Rreziku në Shtetet e Bashkuara si i tërë, është ende i ulët”, tha Dr. Anthony Fauci, specialisti kryesor i sëmundjes infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit të SHBA.

“Rreth 80 përqind ose më shumë e individëve do të bënin mirë për ndonjë ndërhyrje mjekësore. Sidoqoftë, nëse jeni i moshuar, dhe keni simptoma të përafërta të gripit, rreziku te ju mund të jetë dukshëm i lartë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat