Pas më shumë se 60 vjetëve martesë, çiftin e moshuar e ndan koronavirusi

Amerika

Pas më shumë se 60 vjetëve martesë, çiftin e moshuar e ndan koronavirusi

Më: 6 mars 2020 Në ora: 22:24
Dorothy Campbell është e shëndetshme.

Gene dhe Dorothy prej 6 dekadash janë të martuar bashkë dhe i shpëtuan mrekullisht divorcit. Por çifti  amerikan nuk e kishte parashikuar se pas 60 vitesh martesë do ti ndante koronavirusi.

Gene Campbell, 89-vjeçar amerikan nga shteti Uashington, është në karantinë në Qendrën Jeta në Kirkland, ku disa banorë janë kontraktuar nga  Covid-19.

Gruaja e tij, 88-vjeçarja Dorothy Campbell është e shëndetshme. Duke mos qenë në gjendje ta përqafonte burrin e saj për të shmangur çdo mundësi ngjitje, gruaja e moshuar prapë kërkoi që djali i saj Charlie ta shoqëronte atë jashtë strukturës që të mund ta shihte burrin e saj përmes një prej dritareve.

Fotoja romantike bëri menjëherë bëri xhirot e rrjetit, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, ku numri i viktimave të virusit po fillon të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat