Loja përfundon në tragjedi/ Mbyll të fejuarin në valixhe, kur i del gjumi e gjen të vdekur

Amerika

Loja përfundon në tragjedi/ Mbyll të fejuarin në valixhe, kur i del gjumi e gjen të vdekur

Më: 6 mars 2020 Në ora: 23:34
42-vjeçarja Sarah Boone

Një lojë mes një çifti ka përfunduar në tragjedi.

Mediat e huaja shkruajnë se një grua amerikane në Florida u arrestua e akuzuar për mbylljen e të fejuarit të saj në një valixhe për lojë ku e la të vdiste.

42-vjeçarja Sarah Boone, tha para policëve se po luante me të fshehur me partneri e saj, Jorge Torrez Jr., teksa po pinin alkool bashkë.

Ajo deklaroi se të dy ishin dakord për faktin se do ishte argëtuese nëse Torrez do të mbyllej brenda valixhes duke qëndruar i mbyllur për disa çaste.

Por ajo tha se e harroi të fejuarin në valixhe dhe e zuri gjumi për disa orë dhe kur u zgjua e gjeti të vdekur.

Boone pranoi se u zgjua me celularin në dorë i cili binte pa pushim dhe kur shkoi për të kontrolluar e gjeti të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat