Familjarët e turistëve që po mbahen në anijen ku janë disa të sëmurë me coronavirus, kërkojnë evakuimin e menjëhershëm të tyre

Amerika

Familjarët e turistëve që po mbahen në anijen ku janë disa të sëmurë me coronavirus, kërkojnë evakuimin e menjëhershëm të tyre

Më: 7 mars 2020 Në ora: 15:23
Foto

Gjendja e turistëve që po mbahen në një anije ku ka disa të sëmurë me coronavirus, mund të përkeqësohet nëse nuk evakuohen menjëherë, pretendojnë familjarët e tyre.

Ata janë duke qëndruar për një javë, në brigjet e Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, ku u ndërpre lundrimi i tyre, për shkak se disa të pranishëm në bord dolën se ishin të sëmurë me coronavirus.

Por, nuk është vetëm kjo epidemi, që i kërcënon udhëtarët, pasi në anije ka edhe mysafir tjerë që janë të sëmurë me sëmundje të ndryshme dhe qëndrimi i gjatë me ta mund të shkaktojë ndonjë infektim.

Deri më tani, në këtë anije është gjetur se janë të sëmurë me coronavirus 21 përsona, por më e keqja është se në mesin e tyre 19 janë anëtarë të stafit të anijes, që kanë mundur të jenë në kontakt me shumicën e të pranishmëve.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Nowsom nuk e ka lejuar ankorimin e kësaj anijeje dhe evakuimin e udhëtarëve, nga frika se coronavirusi mund të shpërndahet shumë shpejtë prej tyre.

Mirëpo, kërkesa e madhe dhe presioni i familjarëve të udhëtarëve të kësaj anijeje turistike që u nis nga Japonia, besohet të jetë shkaktar, që ata të zbresin në tokë dhe të trajtohen në spital, për ndonjë infektim të mundshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat