E tmerrshme: Grupi i djemve dhunon vajzën në mes të rrugës, ja cili ishte qëllimi i tyre

Amerika

E tmerrshme: Grupi i djemve dhunon vajzën në mes të rrugës, ja cili ishte qëllimi i tyre

Më: 8 mars 2020 Në ora: 06:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grup adoleshentësh rrahën në mënyrë brutale një vajzë 15-vjeçare për ta vjedhur. Ngjarja ndodhi në Brooklyn, Nju Jork të enjten.

Adoleshentja po ecte në rrugë rreth orës 16:10 kur u përball me më shumë se 10 persona, njoftoi policia.

Kur ajo arriti në cepin e rrugës, banda e ndaloi për ta goditur disa herë. Pamjet tregojnë se vajza ishte në tokë, por dhuna nuk ndaloi.

Një prej djemve vijoi ta godiste në qafë dhe fytyrë. Në përfundim të sulmit, i vodhën telefonin, kartën bankare dhe atletet e shtrenjta.

Nuk dihet nëse qëllimi i sulmit ishte vetëm grabitja apo diçka mes tyre ka ndodhur më parë. Policia ka nisur hetimet dhe pamjet janë shpërndarë për të identifikuar personat që morën pjesë në sulm.

Gjendja shëndetësore e vajzës është jashtë rrezikut për jetën pasi ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat