Senatori amerikan e konfirmon: Jam vetizoluar pas kontaktit me personin e infektuar me koronavirus

Amerika

Senatori amerikan e konfirmon: Jam vetizoluar pas kontaktit me personin e infektuar me koronavirus

Më: 9 mars 2020 Në ora: 09:20
Ted Cruz

Senatori amerikan, Ted Cruz, ka njoftuar përmes Twitterit se është vetizoluar pas kontaktit me një person i cili kishte rezultuar pozitiv nga koronavirus.

Ai është shprehur se do të vetizolohen në shtëpinë e tij në Texas për 14 ditë, siç parashikohet dhe rekomandohet nga mjeket.

Senator Cruz, dyshon se është infektuar pasi një person me të cilin pati një bisedë të shkurtër dhe një shtrëngim duarsh me të në konferencën e fundit të CPAC doli pozitive në koronavirus.

“Nuk po përjetoj asnjë simptomë dhe ndihem mirë dhe shëndetshme,” tha Cruz në një deklaratë.

Cruz informoi Zëvendës Presidentin Mike Pence, Drejtuesin e shumicës së Senatit Mitch McConnell dhe Shefin e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë për situatën.

Cruz tha se ndërveprimi me te infektuarin kishte ndodhur 10 ditë më parë, pas një shtrëngim duarsh me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat