New Mexico mbyll shkollat për 3 javë pasi regjistrohet rasti i 6 me Covid-19

Amerika

New Mexico mbyll shkollat për 3 javë pasi regjistrohet rasti i 6 me Covid-19

Më: 13 mars 2020 Në ora: 06:06
Ilustrim

Në New Mexico do të mbyllen të gjitha shkollat fillore dhe të mesme publike duke filluar nga e hëna. Lajmi u bë publik në një njoftim për shtyp nga zyra e guvernatorit Michelle Lujan Grisham.

Mbyllja e shkollave do të zgjasë për 3 javë. Sipas njoftimit më shumë detaje rreth mbylljes së shkollave do të publikohen të premten pas shteti i dha prioritet vetëm njoftimit në mënyrë që prindërit të planifikojnë për kujdesin e fëmijëve javën e ardhshme.

Në New Mexico u rregjistrua rasti i 6 me Covid-19. Kjo bëri që shteti të mbyllte shkollat si mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat