Gruaja e kryeministrit kanadez, del pozitiv për koronavirus

Amerika

Gruaja e kryeministrit kanadez, del pozitiv për koronavirus

Më: 13 mars 2020 Në ora: 07:52
Justin Trudeau dhe Sohpie Gregorie Trudeau

Gruaja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau është testuar pozitivisht për koronavirus.

Sohpie Gregorie Trudeau, 44-vjeçare ka dalë pozitive me koronavirus, sipas Zyrës së Kryeministrit

Ajo filloi të shfaqte simptoma të virusit, të mërkurën, menjëherë pasi u kthye nga Londra.

Tani ajo do të mbetët në izolim në shtëpi.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve që më keni pyetur se si jam. Megjithëse kam simptoma të pakëndshme të virusit, do të jem së shpejti në këmbët e mija”, tha ajo në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat