New Mexico do të mbyllë të gjitha shkollat publike për 3 javë

Amerika

New Mexico do të mbyllë të gjitha shkollat publike për 3 javë

Nga: E.B Më: 13 mars 2020 Në ora: 09:57
New Mexico

New Mexico do të mbyllë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme publike duke filluar nga e hëna, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e guvernatorit Michelle Lujan Grisham.

Mbyllja do të zgjasë tre javë për të provuar të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit.

Zyra e guvernatorit thotë se më shumë detaje rreth mbylljes do të publikohen të Premten, por shteti donte ta nxirrte fjalën më herët, në mënyrë që prindërit të fillojnë të planifikojnë për kujdesin e fëmijëve javën e ardhshme.

Njoftimi për mbylljen e shkollës erdhi menjëherë pasi shteti njoftoi rastin e gjashtë të konfirmuar të koronavirusit, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat