Përditësimi i Coronavirus, në New York

Amerika

Përditësimi i Coronavirus, në New York

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 13 mars 2020 Në ora: 10:22
New York

Kryebashkiaku tha që nga mesdita, kishte 25 raste në Manhattan, 24 në Brooklyn, 17 në Queens, 10 në Bronx dhe pesë në Staten Island. Kjo përfshin 85 nga 95 raste në qytet.

Ndalohet çdo tubim të 500 ose më shumë njerëzve

Por sqarojë ai se të gjithë ata do të marrin ndihmë juridike, dhe kosoto financiare falas nëse është çështje e qartë se pasojat jan nga situata- ata mund të telefonojnë 311.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio aktualisht po jep një azhurnim të koronavirusit çdo pasdite me gazetarët në City Hall

Këtu janë disa azhurnime nga dhoma e konferencave:

4:57 PM - mbas dite 3/12/20

De Blasio tha që fjalimet e Presidentit Donald Trump të Mërkurën në mbrëmje "treguan se presidenti më në fund po e merr seriozisht situatën".

"Hapat që ai përshkroi treguan shumë më tepër në lidhje me realitetin sesa shumë nga ato që kemi dëgjuar më parë," tha kryebashkiaku në azhurnim të koronavirusit në qytetin e Nju Jorkut, azhurnimin më të fundit, të bërë sot e Ejte 12 Mars 2020 me gazetarët e kredituar në Neë York City.

Sidoqoftë, ai tha që presidenti ishte në thelb i heshtur për "të vetmen më të rëndësishmin që mund të marrë qeveria federale", që do të thotë të marrë miratimin e menjëhershëm për zgjerimin e testimeve të automatizuara, tha kryebashkiaku raporton Bota sot nga Nju Jorku.

"Ky është një mjet që do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm për të adresuar të gjitha shqetësimet që po dëgjoni nga Neë Yorkers," tha de Blasio. "Kështu që shumë njerëz që duan të testohen që nuk mund t'i japim përparësi tani, biznese që dëshirojnë të testojnë punonjësit, por ne si bashki nuk mundemi tani sepse duhet të përqendrohemi te njerëzit që kanë simptomat më të qarta dhe njerëzit që janë në më të moshuar, dhe janë në rrezik, për jetën. Ne duam të bëjmë një test të gjerë. Ne nuk mund ta bëjmë atë pa hyrë në fondet që ka akorduar qeveria federale. “ thekson Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill De Blasio.

Ai thotë se ka pasur bisedime me 5 mini bashkitë ( Bronx, Brooklyn, Manhattan, Queens, dhe Staten Island), që lokalitetet të marrin gjërat seriozisht- dhe stuatat në duart e tyre. Ai thotë se beson se kjo do të ndodhë nëse, Kongresi nuk jep miratimin bnuxhetit federal që kërkojë Presidenti Trump.

"Unë mendoj se nëse Kongresi, nuk i jep miratimin, e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe FDA, unë nuk fajësoj asnjë lokalitet, asnjë kompani, kushdo që thjesht vendos të bëjë çfarëdo lloj testimi që ata mund të jenë në këtë pikë, dhe që ne të punojmë me të gjithë, së bashku nga Washingtoni dhe deri në shtetet përkatëse "tha ai.

4:43 PM - mbas dite 3/12/20

Kryetari i bashkisë thotë se fushtat per zgjedhje e veçantë për presidentin e bashkisë lokale së qytetit të Queensit, do të vazhdojë siç është caktuar, që nga ky moment.

"Eshtë një nënshkrim i një demokracie të qëndrueshme që zgjedhjet të ndodhin kur ato të planifikohen, kështu që ne dëshirojmë shumë që zgjedhjet lokale të ndodhin në kohë, për aq kohë sa ne besojmë, se mund të ndodhë në mënyrë efektive," tha De Blasio, duke iu referuar fushatës së zgjedhjeve paraprake për në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut, dhe këshillta bashkiake në Nju Jork.

Kryetari i bashkisë u bëri thirrje kandidatëve të ndryshojnë strategjitë e tyre të fushatës, duke e përfshirë edhe ndalimin e fushatës “derë më derë”, si dhe tubimet nëpër lokale dhe qëndra me shumë njerëz. Ai thotë se fushatat kanë mënyra të tjera për t'i nxjerrë mesazhet e tyre.

4:40 PM - mbas dite 3/12/20

Qyteti synon të autorizojë 10 përqind të forcës punëtore të qytetit për të punuar nga shtëpia, bëhet fjalë për ata që punojnë në kompjutera dhe sekretari. De Blasio thotë se ekziston një numër i konsiderueshëm i punonjësve që nuk mund të telekomunikojnë, por ai thotë se 35,000 punonjës do të jenë në gjendje të telekomunikojnë, me kompanitë dhe zyrat shtetrore.

Bashkia e Nju Jorkut, përfshirë të pesë lokalitetet - five Boroughs nga 90 përqind e mbetur e fuqisë punëtore, 20 përqind e asaj fuqie punëtore - 70,000, do të vendosen në orare pune të përshtatëshme me rregullat që kërkon siguria e kësaj situate, tha ai.

Kryetari i bashkisë u bëri thirrje bizneseve të qyteteve që të përfshijnë orare të përshtatëshme për zyrat e telekomunikacionit dhe ore të tilla edhe për punonjësit e kompanive private në qytet.

4:37 PM - mbas dite 3/12/20

Kryebashkiaku tha se qyteti dëshiron që shkollat ​​të mbesin të hapura por, duhet të tregohet kujdes nëse ndonjëra prej tyre rezulton me ndonjë të prekur me virus le të mbyllet.

Sidoqoftë, ai shtoi se aktivitetet jo thelbësore ose jo mësimore, mund të zhvendosen në internet ose do të anulohen, mbi baza rasti. Kjo përfshin aktivitete PSAL (atletike), koncerte me asamble, konferenca prind-mësues, takime PTA, dhe shfaqje të artit e kulturës të shkollave dhe recitale.

Kryebashkiaku thotë se këtë mëngjes, kan pikasur një rast i mundshëm i një studenti që kontraktoi sëmundjen, dhe tentoi të shkoi në shkollë. De Blasio theksoi se një ofrues mjekësor ose një agjenci testimi nuk e ka konfirmuar rastin. Ai thotë se është një rast i vetë-raportuar dhe i izoluar menjëher nga organet kompetente në qytet.

Shkollat në të njëjtën ndërtesë - Shkolla Laboratorike e Financave dhe ajo e Teknologjisë, dhe South Bronx Prep, të të vendosura në Mott Haven - u mbyllën nga një kujdesje e vecantë për një dezinfektim të plotë dhe një proces pastrimi. Kryetari i Bashkisë, thotë që nga ky moment, asnjë student dhe fëmijë nuk u lejua të hyjë në këto shkolla, sepse ato shkolla nuk ka kushte para-ekzistuese që i bëjnë ata veçanërisht të pa-prekshëm nga sëmundja.

4:28 PM - mbas dite 3/12/20

De Blasio thotë se qyteti është i shqetësuar dhe po i kushton vëmendje të vecantë për humbjen e jetesës së njerëzve, veçanërisht edhe nëse bizneset do të zvogëlohen ose do të mbyllen në ditët në vijim.

Ai thotë se : “Qyteti dëshiron të ndihmojë këdo që po përballet me masat e marra që ndoshta janë simbas tij edhe të “dhimbëshme” për bizneset dhe kompanitë private. Por sqarojë ai se të gjithë ata do të marrin ndihmë juridike, dhe kosoto financiare falas nëse është çështje e qartë se pasojat jan nga situata- ata mund të telefonojnë 311. Nëse dikush është përballur me vështërisë ose nuk ka mundësi të paguajë qiranë, nga mungesa në punë, dhe arsye të tjera financiare të thërras mënjëherë asistincën nga zyra e qytetit që këto ditë punon 24 orë nga interneti zyra Administrata e Burimeve Njerëzore, jo të gjitha janë të verefikueshe por ju sigurojë se në disa raste do të jetë në gjendje të sigurojë një mbështetje afatshkurtër, finaciare dhe asistencë sociale me ushqime dhe veshëmbathjet e nevojshme, seisonale,”

Kryetari Bashkisë së Nju Jorkut, Bill De Blasio, so në konferencën e pasdites me gazetarët kërkojë që qytetarët të jenë update - të përditësuar me më shumë informacion, gjë që mund të gjeni në këtë link nyc.gov/accesshra, thotë ai

Departamenti i Shërbimeve Sociale është duke aktivizuar ndihmat sociale të e urgjencës së ushqimit për, fëmijët dhe të rriturit, në sasinë e ushqimit në dispozicion për njerëzit, punësimi i të cilëve do të kompesohet dhe do të ketë furnizime me ushqime për familjet e tyre, edhe në shtëpi pa qenë nevoja të shkojnë në supermamarketet dhe dyqanet e ushqiemve në qytet.

Megjithatë De Blasio theksoi se presin nga qeveria federale, sepse buxheti i saj është i rëndësishëm, sepse qeveria federale mund të sigurojë një nivel lehtësimi në një krizë kombëtare që shteti dhe qeveritë lokale nuk munden, ta “mbajnë” doth në këtë situate per më shame se 9 milion njujorkez.

"Ne kemi nevojë që qeveria federale të lëvizë menjëherë me një program të madh stimulimi dhe një program lehtësimi për njerëzit që nuk punojnë," tha De Blasio.

4:18 PM - mbas dite 3/12/20

Tani ka 95 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri, në Neë York City, sipas kryebashkiakut.

Kryebashkiaku, tha që nga mesdita, kishte 25 raste në Manhattan, 24 në Brooklyn, 17 në Queens, 10 në Bronx dhe pesë në Staten Island. Kjo përfshin 85 nga 95 raste në qytet.

Njëzet e nëntë persona aktualisht janë nën karantinë të detyrueshme. De Blasio, shtoi se qyteti është duke parë rastin e tij të parë të një personi që po del nga karantina e detyrueshme, dhe gjendjen shëndetësore të tij.

4:10 PM - mbas dite 3/12/20

Kryetari i bashkisë Bill de Blasio ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në New York City.

Ai thotë se do të punojë me shtetin për të zbatuar rregullin e ri që ndalon çdo tubim të 500 ose më shumë njerëzve. Ai thotë se pret që kjo të jetë në vend për të paktën këto dy javë - deri në Prill.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat