Diagnostikohet me koronavirus edhe një mysafir i Donald Trump-it

Amerika

Diagnostikohet me koronavirus edhe një mysafir i Donald Trump-it

Më: 14 mars 2020 Në ora: 12:22
Ilustrim

Është diagnostikuar me koronavirus personi i dytë që e kishte vizituar rezidencën Mar-a-Lago të presidentit amerikan, Donald Trump.

Sidoqoftë, një zyrtar i lartë tha se personi i infektuar nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me kreun e Shtëpisë së Bardhë, shkruan “Independent”.

Personat që morën pjesë në këtë tubim u njoftuan përmes postës elektronike se ky mysafir është infektuar, por nuk dihet nëse e kishte virusin në kohën kur kishte shkuar për vizitë në rezidencë apo e kishte marrë më vonë.

Njeriu tjetër, i cili kishte kontakte me presidentin amerikan, ishte drejtori i komunikimeve i presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro. Ai u diagnostikua me virusin Covid-19 gjatë vizitës në Florida.

Presidenti i Brazilit ka thënë se nuk është i infektuar me virusin e ri, ndërsa homologu i tij amerikan, Donald Trump, deklaroi të premten se do të testohet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat