4 agjencitë kryesore të anijeve turistike në SHBA pezullojnë udhëtimet për 30 ditë

Amerika

4 agjencitë kryesore të anijeve turistike në SHBA pezullojnë udhëtimet për 30 ditë

Më: 14 mars 2020 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Presidenti Donald Trump, ka shkruar në Twitter se katër kompanitë kryesore të anijeve turistike,  kanë rënë dakord të pezullojnë për 30 ditë udhëtimet nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas Trump, me urdhër të tij ka hyrë në fuqi vendimi, që ua pezullon nisjen e lundrimit Carnival, Royal Carribean, Norwegian dhe MSC Cruises.

“Kjo është një industri e fuqishme dhe shumë e rrëndësishme”, ka shkruar Trump, duke theksuar se kjo situatë do të mbetet në këtë formë.

Shkaku i përhapjes së coronavirusit, departamenti i shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara, rekomandojë që të mos bëhen lundrime as me anije të vogla.

Madje, në asnjë mënyrë të moshuarit të mos nisen në lundrim, pasi që mund të kenë probleme shëndetësore dhe intervenimi do te jetë shumë i vështirë.

“Ne duam të punojmë me industrinë e linjave të lundrimit, që të sigurohemi se ekuipazhi dhe pasagjerët kanë nivelin e duhur të sigurisë, derisa shërbimi mjekësor të jetë gjithnjë në dispozicion. Kjo nuk do të bëhet përkohësisht, por të ngrihet niveli edhe për vitet që vijnë”, ka thënë zëdhënësi Mike Pence.

Meqenëse në disa anije turistike janë gjetur të sëmurë me coronavirus, ato nuk janë lejuar që të ankorohen për disa ditë me radhë, ndërsa janë evakuuar nën masa të rrepta sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat