Pentagoni vendoset në karantinë shkaku i koronavirusit

Amerika

Pentagoni vendoset në karantinë shkaku i koronavirusit

Më: 14 mars 2020 Në ora: 15:53
Pentagoni

Ndërtesa e Pentagonit është vendosur në karantinë, ndërsa Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara i ka ndaluar pothuajse të gjitha uhdëtimet e brendshme për pjesëtarët e shërbimit ushtarak dhe punëtorëve civilë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Duke filluar nga dita e hënë, anëtarët e shërbimit ushtarak do ta kenë të ndaluar udhëtimin brenda pjesëve të ndryshme të shtetit, përfshirë ndërrimin e përhershëm të stacionit apo transferimin e përkohshëm të detyrave.

Ndalimi i udhëtimeve do të vlejë edhe për punëtorët civilë dhe anëtarët e familjeve, të cilët janë të caktuar të qëndrojnë në ndërtesa ushtarake, shkruan “Daily Mail”.

Pentagoni njoftoi se zinxhiri komandues do të ofrojë përjashtime të kufizuara nga masat e reja në raste të rrethanave të jashtëzakonshme.

Vendimi për ndalimin e udhëtimeve do të mbetet në fuqi deri më 11 maj, ndërsa ndërtesa e Pentagonit do të vendoset në karantinë në mesnatën e së dielës.

Është marrë vendim edhe për anulimin e të gjitha tubimeve me shumë njerëz, përfshirë organizimet me rastin e pensionimit të ushtarakëve apo të ngritjes në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat