Në New York raportohet vdekja e tretë nga koronavirusi

Amerika

Në New York raportohet vdekja e tretë nga koronavirusi

Nga: B.S Më: 15 mars 2020 Në ora: 22:32
Foto

Simbas, shtypit local televizioneve, radiove, e gazetave dhe social media në New York, thuhet se Kryetari I Bashkisë së qytetit më të madh në vend, Bill De Blasio, është “duke bërë shumë gabime” me deklarimet dhe përgjigjen që po jep qyteti kundrejt  koronavirus.

Sot paradite ai foli për CNN dhe deklarojë se "Situata në New York City - po ndryshon çdo orë, kështu që ne do të marrim vazhdimisht vendime të reja," tha de Blasio, duke përditësuar përgjigjen e masave të qytetit, të 9 milion banorve për emergjencën dinamike të shëndetit publik.

Ai gjithashtu i bëri thirrje administratës Trump që të marrë një masë të Emergjencës Shtetrore, krahasuar me atë të “luftës” tha De Blasio.

"Ne kemi nevojë që qeveria federale të marrë përsipër zinxhirin e furnizimit tani,të New Yorkut, para se qyteti të përshkallëzohet në vështërsi" tha ai.

"Tani për tani duhet të sigurohemi që vendet e punës të paktën si masë e pare të kënë sa më shumë ventilator sidomos ato që kanë nevojë për më shumë, të sigurohen sa më shumë maska kirurgjikale, njujorkezët kanë nevojë për sanitizatorë dore, që është në emergjencat e një dinamike të federalizuar, ku ato fabrika që prodhojnë ato mallra të mundësohen nga qeveria federale, për të punuar pa pushim - të vendosen në ndërrime 24/7," tha de Blasio për CNN.

Më pastaj kryebashkiaku I New Yorkut, De Blasio, përmendi dhe çështjen e furnizmit të qytetarve me produketet ushqimore të konsumit të përditëshëm, për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, mbasi asnjeri nuk e di sa do të zgjasë situate, tha ai.

 

"Pas kësaj qëndron çështja e ushqimit dhe furnizimeve themelore, të ushqimeve të konsumimit të përditëshëm. Nëse qeveria federale nuk e kupton se kjo është ekuivalenti i “Gjendjes së Luftës”, tashmë nuk ka asnjë mënyrë që shtetet dhe lokalitetet të mund të bëjnë të gjitha rregullimet që na duhen, dhe t’a përballojmë situatën në ditët në vijim për sa do të zgjasë situata ", tha kryebashkiaku i qytetit të New Yorkut, Bill de Blasio.

Ndërkohë, ai në dekelartën për CNN - foli edhe për mundësinë e mbylljes së të gjitha cikeleve të shkollave, në qytetin e New Yorkut, gjë jo vetëm është kundërshtuar, nga mësuesit dhe sinidikatat e tyre, në New York, por se Sindikata e mësuesve, në një deklerat të saj tha se zotohet se do të padisë NYC, dhe Kryetarin e Bashkisë së qytetit, për dekleratat e tij për të mbyllur të gjitha shkollat e qytetit javën e ardhshme.

Guvernatori I New Yorkut Andrew Cuomo deklarojë sot pasdite se janë indetifikuar zyrtarisht 729 raste pozitive të koronavirusit në New York State. Nga këta ka tre vdekje në New York State. Qyteti i New Yorkut ka 329 raste të testuara me koronavirus. Numri i pozitivëve të konfirmuar është më i larti në vend.

137 nga 729 pacientë me teste pozitive të koronavirusit aktualisht janë shtruar në spital - që është 19%. Gov Cuomo thotë se 65 janë në kujdes intensiv në NYS dhe 46 janë intubuar.

Kryetari Bashkisë së Nju Jorkut, Bill De Blasio, në konferencën e pasdites me gazetarët kërkojë që qytetarët të jenë update - të përditësuar me më shumë informacion, gjë që mund të gjeni në këtë link nyc.gov/accesshra, thotë ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat