Nju Jork, Los Anxhelos mbyllin baret dhe teatrot, bankat në botë koordinohen për të frenuar koronavirusin

Amerika

Nju Jork, Los Anxhelos mbyllin baret dhe teatrot, bankat në botë koordinohen për të frenuar koronavirusin

Më: 16 mars 2020 Në ora: 07:37
Nju Jork

Baret, restorantet, teatro dhe shtëpitë filmike në New York dhe Los Angeles u urdhëruan të mbyllen dhe disa shtete në Amerikën qendrore dhe jugore i mbyllën kufijtë si hapat më të fundit në botë për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Rezerva Federale e SHBA uli normat e interesit me një veprim urgjent dhe bankat e tjera qendrore ndërmorën veprime të ngjashme agresive për të qetësuar ndikimin ekonomik, por tregjet e aksioneve dhe dollari filluan të binin të hënën.

Drejtuesit e shteteve të G7 do të mbajnë një video-konferencë të hënën për të diskutuar një përgjigje të përbashkët lidhur me shpërthimin e koronavirusit, thanë burimet zyrtare.

Veprimet koordinuese të politikave rikujtuan hapat gjithpërfshirës të ndërmarrë gati një dekadë më pare për të luftuar një shkrirje të sistemit financiar global, por kësaj radhe objektivi është një armik krejtësisht i panjohur – një krizë shëndetësore me përhapje të shpejtë pa një fund të caktuar dhe që po detyron shoqëri të tëra të mbyllen plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat