Koronavirusi/ Boshatisen raftet e letrave higjenike, psikologu zbulon arsyen

Amerika

Koronavirusi/ Boshatisen raftet e letrave higjenike, psikologu zbulon arsyen

Më: 16 mars 2020 Në ora: 14:59
Raftet e letrave higjenike

Pandemia e koronavirusit ka bërë njerëzit në mbarë botën të nxitojnë për në supermarket që të blejnë ushqime të paketuara dhe ujë.

Është parë që një prej produkteve janë mbaruar më shpejt janë letrat higjenike.

Por përse? Çfarë ka të bëjë me letrën e tualetit që të gjithë njerëzit nxitojnë që ti marrin. Psikologu Mary Alvord, Profesor i Asocuar i Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin George Washington i ka dhënë përgjigje.

"Ka ngushëllim kur e dimë se është atje. Ne të gjithë hamë, flemë dhe jemi të dobët. Është një nevojë thelbësore për t’u kujdesur për veten tonë", tha psikologu për revistën ‘Time’.

Sipas tij, njerëzit që shihen si të papastër ose të padobishëm, ndihen sikur turpërohen, gjë që në gjendjen e natyrës së njeriut mund të nënkuptojë vdekjen.

"Ne kemi shkuar përtej përdorimit të gjetheve. Ka të bëjë me të qenit i pastër dhe prezent, shoqëror dhe të mos mbash erë të keqe", tha Alvord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat