Shtatë anëtarë të një familje qëllohen për vdekje në Karolinën e Veriut – policia jep detajet

Amerika

Shtatë anëtarë të një familje qëllohen për vdekje në Karolinën e Veriut – policia jep detajet

Më: 16 mars 2020 Në ora: 19:52
Foto

Shtatë anëtarë të së njëjtës familje u qëlluan për vdekje fundjavën në Karolinën e Veriut, tha të hënën Zyra e Sherifit të Qarkut Chatham.

I dyshuari është mes të vdekurve, ka thënë zëdhënësi i zyrës së sherifit, Lt. Sara Pack, për NBC News.

Pak tha që incidenti është një vrasje e dyshuar dhe vetëvrasje por autoritetet ende po hetojnë një motiv të mundshëm.

Ngjarja ka ndodhur në Moncure, rreth 30 milje në jug-perëndim të Raleigh.

Ata që njihen me zonën e përshkruajnë atë si “një komunitet i qetë, ku dhuna është jashtë normës”, tha zyra e sherifit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se i janë përgjigjur një thirrjeje për “të shtënë me armë zjarri” menjëherë pas orës 5:30 pasdite të dielën.

Shtatë personat u gjetën të qëlluar në disa shtëpi, në të njëjtën pronë, tha Pack.

Të ndjerit, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar, janë identifikuar si: Jeanie Ray, 67, Helen Mason, 93, Ellis Mansfield, 73, Lisa Mansfield, 54, John Paul Sanderford, 41 vjeç, Nicole Sanderford, 39, dhe Larry Ray, 66. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat