Masakër në familje, shtatë anëtarë qëllohen për vdekje në SHBA

Amerika

Masakër në familje, shtatë anëtarë qëllohen për vdekje në SHBA

Më: 16 mars 2020 Në ora: 21:40
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e 7 anëtarëve të një familjeje ka ndodhur në Shtetet e Bahkuara të Amerikës.

Mediat vendase shkruajnë se 7 persona, pjesëtarë të një familjeje, janë ekzekutuar për vdekje fundjavën që lamë pas në Karolinën e Veriut.

Të vdekurit dyshohet se janë shtetasit Jeanie Ray, 67-vjeçe, Helen Mason, 93, Ellis Mansfield, 73, Lisa Mansfield, 54, John Paul Sanderford, 41 vjeç, Nicole Sanderford, 39 dhe Larry Ray, 66 vjeçe.

“Shtatë anëtarë të së njëjtës familje janë qëlluar për vdekje fundjavën në Karolinën e Veriut”, tha të hënën Zyra e Sherifit të Qarkut Chatham.

“I dyshuari është mes të vdekurve”, ka thënë zëdhënësi i zyrës së sherifit, Lt. Sara Pack.

Autoritetet thanë se “incidenti i dyshuar është vrasje e dyshuar dhe vetëvrasje, gjithsesi po hetohet”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat