SHBA, stimul financiar për të zbutur ndikimin e COVID-19

Amerika

SHBA, stimul financiar për të zbutur ndikimin e COVID-19

Më: 17 mars 2020 Në ora: 15:13
Steven Mnuchin

Sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin do t'i kërkojë Kongresit 850 miliardë dollarë për të zbutur ndikimin ekonomik të pandemisë së koronavirus, njoftuan të martën mediat në SHBA.

Pritet që zoti Mnuchin t’ua sjellë sot propozimin republikanëve në Senat.

I ashtuquajtur “stimul I fazës 3”, i shtohet paketës prej 8,3 miliard dollarësh për testim dhe mbështetje afatshkurtër të propozuar në fillim të këtij muaji dhe të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në fund të javës së kaluar.

Senatori demokrat Chuck Schumer, ndërkohë, pritet të dalë me një paketë prej 750 miliardë dollarësh të përqendruar tek spitalet, sigurim për papunësinë, fonde për systemin shëndetësor Medicaid dhe ndihmë për pagimin e kredive federale.

Njoftimet vijnë pas një komenti në Twitter të hënën vonë nga Presidenti Donald Trump i cili la të kuptohet se qeveria amerikane do të mbështesë "me forcë" industritë vendase të goditura nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat