100 të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Amerika

100 të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Më: 17 mars 2020 Në ora: 22:46
Ilustrim

COVID-19 vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe numri i të vdekurve arriti shifrën 100.

Siç raporton Zëri i Amerikës, shifrat janë ende jozyrtare.

Numri i rasteve të konfirmuara si në Uashington ashtu edhe në Nju Jork po arrin në rreth 1,000. Në shtetin Uashington, zyrtarët raportojnë për të paktën 48 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Zyrtarët thanë se administrata do të bëjë ç’është e mundur për të frenuar pandeminë.

“Për një vend kaq të madh, ne po ecim mirë,” tha Presidenti Trump.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në SHBA e ka kaluar shifrën 5,000 ndërkohë që është shtuar numri i testimeve.

Presidenti Trump tha: “Do të vdesin shumë njerëz. Qëllimi ynë është të pakësojmë numrin e njerëzve që mund të vdesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat