Joe Biden shënon fitore në Florida, Arizona dhe Illinois

Amerika

Joe Biden shënon fitore në Florida, Arizona dhe Illinois

Më: 18 mars 2020 Në ora: 08:56
Bernie Sanders dhe Joe Biden

Kandidati për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike dhe ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka shënuar fitore të rëndësishme në zgjedhjet brenda partisë në Florida, Illinois dhe Arizona, duke e vazhduar mbizotërimin në garë për tri javë me radhë.

“Fushata jonë e pati një mbrëmje shumë të mirë dhe është pak më afër sigurimit të nominimit të Partisë Demokratike për president”, tha Biden gjatë një fjalimi nga shtëpia e tij, i cili u transmetua përmes video-lidhjes.

Ky rezultat erdhi pasi në anën tjetër, presidenti Donald Trump e siguroi formalisht nominimin nga Partia Republikane, duke e kaluar pragun e nevojshëm të delegatëve pasi nuk u përball me kundërshtime të theksuara, shkruan “The Guardian”.

Zgjedhjet partiake u shtyen në Ohio për shkak të krizës së koronavirusit, ndonëse një gjykatë e kishte refuzuar paraprakisht këtë masë. Sidoqoftë, vendimi në fund u mor nga guvernatori dhe Departamenti i Shëndetësisë.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara pritet të mbahen në nëntor të këtij viti, ndërsa dy kandidatët më seriozë për ta sfiduar presidentin e tanishëm janë Joe Biden dhe Bernie Sanders.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat