Trump është duke dërguar një anije spitalore në New York

Amerika

Trump është duke dërguar një anije spitalore në New York

Nga: Elizabetë Bajrami Më: 18 mars 2020 Në ora: 17:32
Guvernatori Andrew Cuomo

Guvernatori Andrew Cuomo tha sot në një konferencë shtypi se qeveria federale do të dërgojë anijen spitalore USNS Comfort në New York për të ndihmuar me kapacitetin e kujdesit shëndetësor.

Cuomo tha se do të dilte në portin e New York City. Ai e quan këtë një hap të jashtëzakonshëm sepse anija Comfort është fjalë për fjalë një “spital lundrues”.

Presidenti dhe Cuomo po diskutojnë gjithashtu mundësinë e qeverisë federale të vendosë spitale tё “lёvizshme” në Nju Jork për të ndihmuar. Guvernatori tha se New York duhet të rrisë kapacitetin e shtratave të tij në spital me 50,000 për të përmbushur nevojën e mundshme për raste me koronavirus, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat