Kalifornia jep urdhër: Qëndroni në shtëpi, më shumë se 40 mln qytetarë do të infektohen me COVID-19

Amerika

Kalifornia jep urdhër: Qëndroni në shtëpi, më shumë se 40 mln qytetarë do të infektohen me COVID-19

Më: 20 mars 2020 Në ora: 08:29
Guvernatori Gavin Newsom

Kalifornia ka lëshuar për banorët një urdhër "qëndrimi në shtëpi" ndërsa përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit në të gjithë shtetin më të populluar amerikan.

Guvernatori Gavin Newsom u tha Kalifornianëve se ata duhet të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për raste emergjente.

Ai më parë vlerësoi se më shumë se gjysma e 40 milion njerëzve në shtetin e tij do të infektohen me Covid-19 në vetëm dy muajt e ardhshëm.

Në ShBA nga koronavirusi kanë humbur jetën 205 persona dhe më shumë se 14 mijë janë infektuar.

Në botë, gati 250,000 pacientë kanë rezultuar pozitiv me Covid dhe më shumë se 10,000 kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat