Koronavirusi, New York-u në pauzë

Amerika

Koronavirusi, New York-u në pauzë

Nga: E.B. Më: 20 mars 2020 Në ora: 16:39
Andrew Cuomo

Pandemia Korona tashmë e përhapur në pjesën më të madhe të botës ka detyruar Guvernatorin amerikanë, Andrew Cuomo të ndalojë punën e bizneseve jo thelbësore për funksionimin e jetës.

Cuomo sapo njoftoi se 100% e punëtorëve jo-thelbësorë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Vetëm bizneset e nevojshme  do të funksionojnë.

Në këtë situatë Guvernatori e quan New York-un si “shtet në pauzë”.

"Ne kemi nevojë që të gjithë të jenë të sigurt, përndryshe askush nuk mund të jetë i sigurt", tha Cuomo.

 Ai poashtu ka zvogëluar dendësinë e popullatës në vendet e punës në të gjithë shtetin për 72 orët e fundit.

Të mërkurën ai urdhëroi bizneset që të paktën 50% të punonjësve të tyre jo-thelbësorë të punojnë nga shtëpia, dhe e rriti atë nivel të enjten 75% , raportoi CNN, transmetoi “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat