Testi për koronavirusin në SHBA që nxjerr rezultatin për 45 minuta

Amerika

Testi për koronavirusin në SHBA që nxjerr rezultatin për 45 minuta

Më: 22 mars 2020 Në ora: 18:38
Infermieret bisedojnë me pacientët pas marrjes së mostrave për testimin nga makina për koronavirusin (Billings, Montana, e premte, 20 mars, 2020)

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar një test të ri për koronavirusin që mund të nxjerrë rezultatin në 45 minuta.

Të premten vonë, FDA dha një autorizim urgjent për Cepheid, një kompani amerikane që prodhon testet e shpejtë të koronavirusit.

Rezultatet nga testet aktuale mund të duan ditë të tëra, pasi ato duhet të dërgohen në laboratorë, ndryshe nga testet e zhvilluara nga kompania Cepheid, me seli në Kaliforni.

Image
testi Xpert® Xpress SARS-CoV-2*

Testet fillimisht do të përdoren kryesisht nga spitalet dhe departamentet e urgjencës, dhe më pas ato do të bëhen të disponueshme në "ambientet e kujdesit për pacientët", siç janë zyrat e mjekëve.

Kompania planifikon të fillojë shitjen e testeve në fund të marsit.

Ndërkohë të shtunën guvernatori i Nju Jorkut njoftoi se shteti do të nisë menjeherë të testojë një ilaç që përdoret për kurimin e malaries kombinuar me një antibiotik që sipas ekspertëve francezë ka ofruar të dhëna premtuese në trajtimin e COVID-19.

"Ekziston një teori që ku trajtim mund të jetë i dobishëm", u tha Guvernatori Andrew Cuomo gazetarëve gjatë një konference për shtyp.

Ai tha gjithashtu se ka njerëz që ndodhen gjendje të rëndë dhe se zyrtarët e shëndetit publik ishin të gatshëm të provonin këtë trajtimin tek ata pacientë. Administrata amerikane për Ushqimin e Barnat ka nisur drejt Nju Jorkut 10 mijë doza me ilaçin e njohur si hidroksilklorina, që përdorët për kurimin e malaries si dhe antibiotikun "Zithromax"./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat