​SHBA: 112 të vdekur, mbi 8.000 raste të reja për 24 orë

Amerika

​SHBA: 112 të vdekur, mbi 8.000 raste të reja për 24 orë

Më: 22 mars 2020 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Në SHBA janë raportuar 8.114 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërsa 112 kanë vdekur.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend është më shumë se 32,000, ndërsa 414 vdiqën.

Kryetari i Bashkisë së New York Bill de Blasio tha se ai planifikon të izolojë plotësisht qytetin, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

De Blasio, në një intervistë për NBC kërkoi nga presidentit Donald Trump që ushtria amerikane të merrte përsipër logjistikën për të krijuar dhe shpërndarë pajisje mjekësore, raporton AP.

"Nëse presidenti nuk bën diçka, njerëzit do të vdesin," tha de Blasio.

De Blasio ka urdhëruar mbylljen e qytetit nga ora 5 sipas kohës lokale, përveç shërbimeve të urgjencës dhe punëtorëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat