De Blasio: 10,764 raste të konfirmuara të Coronavirus dhe 99 vdekje në NYC

Amerika

De Blasio: 10,764 raste të konfirmuara të Coronavirus dhe 99 vdekje në NYC

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 23 mars 2020 Në ora: 15:24
NYC

Ka më shumë se 8,000 raste të konfirmuara të virusit këtu në qytet.

Të paktën 60 banorë të New York City kanë vdekur, në këtë fund javë duke e çuar numërin në 99.

Gjithsej në mbarë vendin numëri i të infektuarve është ngjitur në mbi 12,000 raste.

Image

SHBA aktualisht ka afro 27,000 raste dhe afër 300 vdekje deri më tani.

Gjatë fundjavës, shumë New Yorkers injoruan rekomandimin që ata duhet të mbanin të paktën gjashtë metra hapësirë ​​mes njëri-tjetrit.

Tani kryetari i bashkisë Bill de Blasio thotë se policia do të jetë përpara për të zbatuar distancimin social.

"NYPD do të jetë atje. Nëse ata shohin ndonjë gjë që duket sikur edhe fillimi i një mbledhje, grupim njerëzish, ata do të ndërhyjnë simbas rregullave të shpërndajnë ata, tha De Blasio.

Image

"Një burrë dhe një grua që ekspozohen jashtë bashkë, kjo nuk është aspak ajo që na shqetëson. Ata janë bashkë sidoqoftë edhe në shtëpi. Problem janë grupet e mëdha," tha Komisioneri i NYPD, Dermot Shea.

De Blasio tha se qyteti nuk ka plan të mbyllë parqe dhe terrenet natyrore sportive që janë vende lojrash.

Njoftimi nga kryetari i bashkisë erdhi disa orë pasi Guvernatori Andrew Cuomo i quajti turmat e mëdha në parqet e qytetit këtë fundjavë të papranueshme.

NYPD po studion gjithashtu mundësinë e funksionimit të supermarketeve, bareve dhe restoranteve.

Ndërkohë, thuhet se afro 100 anëtarë të NYPD kanë testuar pozitivë për COVID-19.

Image

Nga 98 rezultate pozitive, 70 prej tyre janë midis oficerëve me uniformë ndërsa 28 janë anëtarë civilë të departamentit.

Tre nga 98 aktualisht janë shtruar në spital.

Komisioneri i policisë Shea thotë se jo të gjithë ata që testuan pozitivisht morën virusin kur ishin në punë.

Cuomo i jep informacionet më të fundit NYC në 24 orë, nga masat për të zvogëluar densitetin, 15,000 raste plus në të gjithë vendin

Zyrtarët e New York City kanë 24 orë, që kan nisur për të zvogëluar dendësinë në vende si parqe, teatrot, kinemat, sallat e sportit, klubet, dhe baret, tha sot në mënegjes guvernatori Andrew Cuomo, pasi rastet e konfirmuara të kërcimit të ri të koronavirusit, ishin në më shumë se 15,000 në shtet.

Ai shtoi se në të gjithë qytetin, ka 9.654 raste positive, ndërkohë i vdekjeve të COVID-19, ka qenë 99.

Image

Nga këto të dhëna zyrtare 70 përqind e atyre që kanë vdekur ishin 70 vjeç ose më të vjetër se 70 vjeç me shumicën që nuk kishin kushtet themelore shëndetësore, imuneteti I tyre shëndetësor ishte very week.

Po ashtu gjatë këtyre ditëve 1,974 të infektuar janë shtruar në spital, që është rreth 13 përqind e të gjitha rasteve pozitive.

Cuomo tha se në New York City ekzistojnë vetëm 53,000 shtretër spitalorë, por që shteti do të ketë nevojë për rreth 110,000 shtretër.

Ai përsëriti gjithashtu se 40 deri në 80 përqind e popullsisë do të infektohen dhe se mund të duhen muaj për këtë.

Gjatë vizitës së tij rreth qytetit dje, Cuomo tha që niveli i dendësisë ishte "tërësisht i papërshtatshëm" dhe u kujtoi moshave nga 18 deri në 49 vjeç, të cilët përbëjnë 53 përqind të rasteve të koronavirusit që ata duhet t’a marrin më seriozisht çështjen e virusit COVID-19, dhe të ruhen e të mos ekspozohen në mjedise me shumë njerëz.

Ai theksoi nevojën urgjente për të dalë me një plan për t'u marrë me çështjen e dendësisë së qytetit brenda 24 orëve dhe i bëri thirrje kryetarit të bashkisë de Blasio dhe kryetarit të Këshillit Corey Johnson që të adresojnë çdo ditë up-grade planin nëpërmjet koneferncave të shtypit.

Cuomo po i kërkon qeverisë federale të marrë, sa më shpejt përsipër procedurat për blerjen e furnizimeve mjekësore, ushqimore, dhe sociale, duke thënë se shteti i Nju Jorkut, nuk po konkurron me shtetet e tjera për t'i marrë ato, por këtu gjendja është më e rëndë.

Ai theksoi vlerësimin e çmimeve si një problem të jashtëzakonshëm, duke thënë se maskat ​​85 përqind, deri tani tani u shiten konsumatorëve për 7 dollarë.

Cuomo përsëriti nevojën që qeveria federale të bashkëpunojë vullnetarisht me kompanitë dhe tha nëse ai do të kishte fuqinë, ai do të urdhëronte kompanitë që të prodhonin furnizime mjekësore.

Cuomo tha në qoftë se qeveria federale e bën atë, ata mund ta bëjnë atë në një mënyrë shumë të rregullt që do të ishte më pak e kushtueshme dhe të shmangin zmadhimin e çmimeve. Ai gjithashtu sugjeroi që ata duhet të përdorin Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes.

Lidhur me çështjet e pasurive të paluajtshme dhe foreclosure, Cuomo tha se qeveria federale duhet menjëherë të sigurojë para për njerëzit në nevojë dhe jo të veprojë si me ndihmat në vitin 2008 që përfituan vetëm korporatat.

Cuomo vizitoi disa iinsitucione të mëdha shterore dhe private , që simbas planit me ndihmën e FEMA mund të shndërroheshin në ambiente të përkohshme spitalore. Një prej atyre vendeve ishte dhe qendra e madhe e ekspozitave Qendra Javits, tre hotele të mëdha në qytet, ku ai tha se mund të mbajnë, sa për katër spitale federale me nga 250 shtretër secila. “Koha ka rëndësi, numërimi i minutave dhe kjo është fjalë për fjalë çështje e jetës dhe e vdekjes. Ne e ngremë këtë strukturë, shpëtojmë jetë, "shtoi ai.

Guvernatori tha që anulimi i të gjitha operacioneve që nga e Mërkura në të gjithë vendin do t'i jepte shtetit të New York 25 deri 30 përqind më shumë shtretër. Ai tha se spitalet duhet t'i japin shtetit një plan për të rritur kapacitetin spitalor për të paktën 50 përqind.

De Blasio: 10,764 rastet të konfirmuara të Coronavirus, dhe 99 vdekjet në NYC

Duke u përpjekur të fusë njerëzit në rregullat potencialisht shpëtuese të jetës, sidomos të ruajtjes së distancës sociale, densitetit, Kryetari i Bashkisë de Blasio po paralajmëron qytetarët e New Yorkerut, që policia do t'i zbatojë rregullat nëse banorët nuk i respektojnë vetë, ato.

Në konferencën e tij në Coronavirus nga Salla e Bashkisë të Dielën pasdite, Kryebashkiaku de Blasio tha që njerëzve u lejohet të shijojnë parqet dhe stërvitjet, por "mos e bëni në grup ose të shoqëruar." Kryetari i bashkisë thotë, mënjanoni tubimet e mëdha, duke përfshirë edhe ato me anëtaret e familjeve, që bëheni zakonisht së bashku për Barbecues, duhet të ndalen dhe NYPD do të zbatojë rregullat të reja, për distancimin shoqëror në mjediset ku shikon grupe njerëzish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat