Drejtori i Harvardit teston pozitiv me koronavirus

Amerika

Drejtori i Harvardit teston pozitiv me koronavirus

Nga: E.B Më: 24 mars 2020 Në ora: 18:19
Lawrence Bacow dhe gruaja e tij Adele Fleet Bacow

Drejtori i Harvardit Lawrence S. Bacow tha që ai dhe gruaja e tij kanë testuar pozitive për koronavirus.

"Ne filluam të kishim simptoma të dielën - së pari koll, ethet, të dridhura dhe dhembjet e muskujve dhe kontaktuam mjekët tanë të hënën. Ne u testuam dje dhe sapo morëm rezultatet pak minuta më parë", tha ai në një prononcim për komunitetin e Harvardit .

Bacow tha se nuk është i sigurt se si ai dhe gruaja e tij kontraktuan virusin, por tha se shumë pak njerëz ishin në rrethin e tyre kohëve të fundit, pasi që të dy filluan të punojnë nga shtëpia më 14 mars.

"Ne do të marrim kohën që na duhet për të pushuar dhe rikuperuar gjatë një izolimi dy-javor në shtëpi," shtoi ai.

Bacow ndihet I bekuar që ka një ekip të shkëlqyeshëm dhe ata do të kujdesen për punët, ndërkaq ai dhe gruaja e tij Adele do të përqëndrohen vetëm tek shëndeti.

Në fillim të këtij muaji, Harvard njoftoi se do të fillonin me klasa në internet dhe u kërkoi studentëve të shpërnguleshin në banesat e kampusit, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat