​SHBA kërkon kokën e Maduros – tregon çmimin

Amerika

​SHBA kërkon kokën e Maduros – tregon çmimin

Më: 26 mars 2020 Në ora: 17:15
Nicolas Maduro

SHBA ka akuzuar presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro për trafikim me drogë.

Uashingtoni zyrtar ka ofruar 15 milionë dollarë për informacione që do të çonin në arrestimin e tij, raporton BBC.

Ky vendim u njoftua nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr.

Përveç Maduro, ata kanë akuzuar zyrtarë të tjerë të lartë në qeverinë e Venezuelës dhe po ofrojnë një shpërblim për arrestimin e tyre.

SHBA-ja mbështet Juan Guaido, i cili u shpall veten president vitin e kaluar.

"Populli i Venezuelës meriton një qeveri transparente, të përgjegjshme dhe përfaqësuese që i shërben popullit të tyre dhe nuk ndërhyn në trafikun e drogës," tha Departamenti i Shtetit.

"Këta individë shkelën besimin e publikut kur ndihmuan në shpërndarjen e lëndëve narkotike nga Venezuela, përfshirë aeroplanët që fluturonin nga bazat në Venezuelë", përfundon deklarata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat