SHBA-të kapërcejnë Italinë dhe Kinën me numrin e të infektuarve me coronavirus

Amerika

SHBA-të kapërcejnë Italinë dhe Kinën me numrin e të infektuarve me coronavirus

Më: 26 mars 2020 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Worldometers, numri i të infektuarve me coronavirus në botë ka kaluar shifrën 525 mijë – 23, 700 njerëz vdiqën dhe 123,329 janë shëruar.

Ndërsa Kina po shërohet ngadalë dhe nuk ka transmetim lokal të virusit, situata është më e keqe në Evropë dhe Amerikë.

Tashmë Shtetet e Bashkuara kanë kapërcyer Kinën, Italinë dhe Spanjën me numrin e rasteve të të infektuarve dhe tani SHBA është në krye të listës me më së shumti persona të infektuar.

Kina ka 81.228 raste, ndërsa Italia dhe SHBA po rriten për disa mijëra raste në ditë.

SHBA ka 81.285 raste të infeksionit me Covid-19, ndërsa Italia ka 80.589 raste të infektuara.

Aktualisht, më shumë se një e treta e popullsisë në botë, e vlerësuar nga OKB në 7.8 miliardë në vitin 2020, janë të ftuar të qëndrojnë në shtëpi.

Shumica e këtyre vendeve dhe territoreve, rreth 40 prej tyre, me një popullsi prej të paktën 2.3 miliardë, kanë vendosur një ndalim të detyrueshëm të lëvizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat