SHBA tejkalon Kinën me numrin e të infektuarve me koronavirus

Amerika

SHBA tejkalon Kinën me numrin e të infektuarve me koronavirus

Më: 27 mars 2020 Në ora: 06:40
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara tani mbajnë rekordin e numrit më të madh të rasteve me koronavirus, pasi deri më tani mbi 84,404 pacientë kanë rezultuar pozitivë në teste.

Sipas të dhënave të fundit të Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Kinën me 81,782 raste dhe Italinë me 80, 589 raste.

Kjo rritje e numrit të të prekurve ka ardhur në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump ka parashikuar që kombi do t’i kthehet punës “shumë shpejt”, pas 3.3 milionë persona kanë thënë se janë të papunë.

Deri më tani, më shumë se 1,100 persona kanë vdekur në SHBA nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat