Kollitet qëllimisht mbi produktet ushqimore në market, gruaja nga SHBA-të arrestohet

Amerika

Kollitet qëllimisht mbi produktet ushqimore në market, gruaja nga SHBA-të arrestohet

Më: 27 mars 2020 Në ora: 12:41
Ilustrim

Një grua e cila ishte kollitur qëllimisht mbi artikujt ushqimor brenda një marketi në Pensilavni të SHBA-ve, pritet të përballet me drejtësinë, ka njoftuar policia amerikane.

Gruaja e paidentifikuar ishte futur në marketin e zinxhirit Gerrity në qytetin Hanover Township dhe kishte filluar të kollitet mbi bukë, mish dhe mallra tjera, ka bërë të ditur bashkëpronari i zinxhirit të marketeve Joe Fasul.
Punonjësit janë detyruar të largojnë mallin nga raftet dhe kanë dezinfektuar hapësirën në të cilën ishte kollitur gruaja, kurse vlerësohet se malli kap vlerën e mbi 35 mijë dollarëve.

Personeli gjithashtu e ka larguar nga marketi gruan, kurse policia një orë më vonë e ka gjetur dhe arrestuar, raporton CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat