Beteja me Koronavirusin: Mobilizohet ushtria amerikane

Amerika

Beteja me Koronavirusin: Mobilizohet ushtria amerikane

Më: 27 mars 2020 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Ushtria amerikane po del në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit, duke filluar nga ndërtimi i spitaleve deri tek dhënia e kompleteve të testimit. Zyrtarëte mbrojtjes kanë thënë se pandemia mund të jetë një problem 90-ditor që mund të vazhdojë deri në korrik, një kontrast i mprehtë me deklaratat e bëra nga Presidenti amerikan Donald Trump këtë javë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës së Pentagonit Carla Babb sjell më shumë hollësi nga Pentagoni.

Nga paketimi i ushqimeve të konservuara… tek kompletet në pikat e testimit nga makina.

Mijëra ushtarë të Gardës Kombëtare po bëjnë gjithçka munden për të ndihmuar vendin në krizë, me më shumë ndihma që priten të vijnë.

"Guvernatorët dhe gjeneralët e ndihmës më thonë se po planifikojnë të sjellin më shumë ndihma në aspektin afatshkurtër - qindra e mijëra", thotë gjenerali Joseph Lengyel, shefi i Zyrës së Gardës Kombëtare.

Anija spitalore Mercy e marinës do të shkojë në Los Anxheles, me ekuipazh mjekësor në bord, të gatshëm për pacientët.

Anija do të marrë deri në një mijë pacientë jo me koronavirus nga spitalet e Los Anxhelesit, duke liruar shtretërit dhe personelin vendas pasi numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të rritet.

Ushtria do të dërgojë së shpejti edhe anijen Comfort dhe dy njësi spitalore në Nju Jork, një nga zonat më të goditura në vend.

"Tani për tani, ne po shohim rreth 140,000 raste që vijnë në spitale. Kapaciteti i spitaleve është 53,000 shtretër. Ky është problem", tha guvernatori Andrew Cuomo.

Ushtria amerikane po përdor dhomat e hoteleve në Nju Jorkun e zbrazët, duke i shndërruar ato në shtretër spitalorë të improvizuar.

Ushtria gjithashtu do të dërgojë një njësi spitalore në Siatëllin e goditur rëndë, në shtetin Uashington.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se Sh.B.A mund të jetë epiqendra tjetër e COVID-19-s, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper po përgatitet për një luftë të gjatë.

"Mendoj se duhet të planifikojmë që kjo situatë do të zgjasë disa muaj, të paktën, dhe ne po marrim të gjitha masat paraprake, për të qenë në gjendje ta përballojmë për një kohë të gjatë."

Por ndërsa ushtria përgatitet të luftojë me koronavirusin, ndoshta deri në korrik, komandanti i saj, Presidenti DonaldTrump, tha këtë javë se do të dëshironte që vendi të kthehej përsëri në punë pas Pashkëve, më pak se tre javë larg./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat