Pesë anëtarë të Kongresit amerikan të infektuar me Coronavirus

Amerika

Pesë anëtarë të Kongresit amerikan të infektuar me Coronavirus

Më: 28 mars 2020 Në ora: 10:55
Ilustrim

Pesë anëtarë të Kongresit amerikan kanë dalë pozitiv me coronavirusin e ri.

Kongresisti amerikan, Mike Kelly 71 vjeç (republikan nga Pensilvania) konfirmoi se ka dalë pozitiv me koronavirus, pasi gjatë javës kishte pasur simptomat e parë të sëmundjes COVID-19.

Njoftimi i kongresistit Kelly vjen një ditë pasi përfaqësuesi demokrat nga Karolina e Jugut, Joe Cunningham tha se është infektuar me coronavirusin e ri.

Cunningham tha se është në vetizolim prej 19 marsit, kur kishte kuptuar se ka qenë në kontakt me një ligjvënës që ka rezultuar pozitiv.

Senatori republikan, Rand Paul, përfaqësuesi demokrat Ben Mcadams dhe republikani Mario Diaz-Balart, po ashtu kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Të paktën 26 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan janë në vetizolim, pasi kanë pasur kontakte me njerëz që janë infektuar.

Në Shtetet e Bashkuara janë 104,82 raste me koronavirus. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 1,711 persona kanë vdekur nga virusi.

Kongresi amerikan ka ndarë 2,2 trilionë dollarë për një ligj të ndihmës për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit. Ky ligj u nënshkrua më pas nga presidenti, Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat