Kryetari i bashkisë de Blasio njofton dhurimin e maskave nga Kombet e Bashkuara për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së COVID-19

Amerika

Kryetari i bashkisë de Blasio njofton dhurimin e maskave nga Kombet e Bashkuara për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së COVID-19

Nga: Beqir Sina Më: 29 mars 2020 Në ora: 17:20
Ilustrim
De Blasio : "Dhurimi i 250,000 maskave kirurgjikale do të ndihmojë në mbrojtjen e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe do të kontribuojë në nevojën urgjente të qytetit për më shumë pajisje mbrojtëse personale"
 
NEW YORK — Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Kelly Craft njoftuan dje dhurimin e 250,000 maskave kirurgjikale për të ndihmuar Nju Jorkun në luftën e tij kundër COVID-19.
 
Dhurimi vjen si përgjigje ndaj thirrjes së kryetarit të bashkisë de Blasio për dhurime të furnizimeve për të ndihmuar punonjësit e kujdesit shëndetësor të qytetit të ndihmojnë mjekët në New York, të cilët 24 orë janë në shërbim të të prekurve nga COVID-19.
 
De Blasio, ripërsëriti edhe dje se New York City mbetet epiqendra e pandemisë në SHBA me më shumë se 29,000 raste të konfirmuara dhe 517 vdekje nga e shtuna në orën 10 të mëngjesit.
 
"Punëtorët tanë të kujdesit shëndetësor janë heronj - të thjeshtë për çdo orë e ditë. Ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për t'i mbrojtur ata, sepse duke mbrojtur ata kemi mbrojtur vetveten tonë "tha kryetari Bill de Blasio.
 
Më pas ai adresojë një faleminderim edhe për Kombet e Bashkuara, duke thënë se me këtë rast : " Falënderoj Kombet e Bashkuara për dhurimin e tyre për 250 mijë maska kirurgjikale të cilat janë momentalisht shumë në nevojë. New Yorku dhe bashkësia ndërkombëtare qëndrojnë së bashku në këtë luftë. "
 
Po ashtu Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres , tha se "Këto maska, me kërkesat e New York City, që ne bejmë dhurat nga Kombet e Bashkuara, do t'u jepen profesionistëve mjekësorë në New York City të cilët kanë punuar, dhe po punojnë me guxim, vetëmohim dhe pa u lodhur në përgjigje të përhapjes së COVID-19 nëpër bashki me shpresën se ata luajnë një rol sado të vogël në shpëtimin e jetës. Ne flasim me një zë për të shprehur mbështetjen tonë të vendosur për këtë qytet të madh dhe njerëzit e tij që janë krenarë. Për ne, New York, tashmë nuk është vetëm shtëpia juaj- por edhe “shtëpia” e selisë së Kombeve të Bashkuara. Është një “kryeqytet” i gjallë ndërkombëtar, përmes të cilit bota komunikon, debaton, tregton dhe është duke prosperuar. Në emër të Kombeve të Bashkuara, dhe trupit diplomatik, ne sinqerisht shpresojmë se ky dhurim modest do të bëjë sado pak ndryshim, "tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres.
 
"Kjo është një kohë kur të gjithë në New York duhet të punojnë së bashku për të ndaluar përhapjen e COVID-19 në qytetin tonë duke përfshir edhe trupin diplomatik. Unë dua të falënderoj Kombet e Bashkuara që u përpoqën të ndihmojnë kolegët e tyre, në New York. Këto maska kirurgjikale do të ndihmojnë në mbrojtjen e punonjësve të kujdesit shëndetësor që luftojnë në vijat e para të kësaj pandemie ndërsa punojnë për të shpëtuar jetë. Për më tepër, ky dhurim bujar do të nxjerrë në pah lidhjen e qëndrueshme midis Kombeve të Bashkuara dhe New York City, "tha Penny Abeywardena, Komisioneri për Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së NYC për Çështjet Ndërkombëtare.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat