Rrëfimi i infermieres: Në sytë e tu ata nuk ngopen me ajër dhe në pak momente iknin

Amerika

Rrëfimi i infermieres: Në sytë e tu ata nuk ngopen me ajër dhe në pak momente iknin

Më: 29 mars 2020 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Një infermiere e spitalit Emhurst në Neë York përshkruan për CNN sa shpejt pacientët përkeqësohen në spitalin e tyre.

“Është e frikshme sepse megjithëse janë të sëmurë duken sikur janë në gjëndje stabël,” thotë ajo. “Më pas pikërisht në sytë e tu ata nuk ngopen me ajër dhe në pak momente iknin ( Vdesin)

Infermierja tregon momentet e fundit të pacientëve që janë në gjëndje të rëndë.

Ajo thotë se së bashku me dy doktorë ndihen plotësisht të pafuqishëm ndërsa qëndrojnë pranë pacientit i cili vdes nga komplikacionet e koronavirusit.

“Edhe pse ju i rivini në funksion zemrën, ata nuk mund të marrin frymë, dhe në një minutë jeta e tyre ikën. Vijnë dhe marrin respiratorin. Më pas një tjetër pacient është duke u përpëlitur

Edhe në një konferencë për median Guvernatori i New York ka nënvizuar stresin që po përjetohet në këtë spital.

Javën e kaluar, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha se ky spital ishte një ndër spitalet që po përballonte një numër shumë të madh të rasteve dhe atje po dërgohej shumë personel mjekësor.. CNN raportoi më parë se 13 pacientë vdiqën në këtë spital nga koronavirus brenda 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat