Anija spitalore amerikane është vendosur në qytetin e New Yorkut

Amerika

Anija spitalore amerikane është vendosur në qytetin e New Yorkut

Nga: E.B Më: 30 mars 2020 Në ora: 18:02
Anija spitalore

New York tashmë ka një spital të ri mirëpo jo të zakonshëm, ajo është një anije spitalore.

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut Bill de Blasio tha se ata prisnin që do të duheshin dy javë të tëra për të marrë në qytet anije - e cila ka 12 dhoma operimi të pajisura plotësisht dhe 1000 shtretër spitalor në bord - në qytet., mirëpo ajo erdhi për vetëm tetë ditë.

"Kjo do të thotë se ndihma ka mbërritur më shpejt dhe ne do të jemi në gjendje ta bëjmë punën e shpëtimit tani," tha de Blasio.

Anija nuk pritet të trajtojë pacientët me koronavirus. Përkundrazi, do të përdoret për të zhvendosur pacientët me bazë bregdetare që i nënshtrohen trajtimeve që nuk kanë lidhje me koronavirusin, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat