Koronavirusi, Ivanka Trump ka një mesazh për amerikanët

Amerika

Koronavirusi, Ivanka Trump ka një mesazh për amerikanët

Më: 30 mars 2020 Në ora: 21:34
Ivanka Trump

Amerika tashmë është një nga vendet më të prekura nga Covid- 19 ku numri i vdekjeve ka shkuar në 2490 ndërsa të infektuar numërohen mbi 144 mijë.

Ndërkohë vetëm para disa orësh presidenti Trump ka deklaruar se masat e kufizimit do të shtyhen ku vendi do të jetë i izoluar deri më 12 prill.

Ndërsa vajza e tij, Ivanka Trump, ka përcjellë fjalët inkurajuese për të gjithë qytetarët amerikanë nëpërmjet një video-mesazhi.

Ajo është shfaqur shumë modeste dhe u është lutur të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi për parandalimin e koronavirusit, pasi kjo është mënyra e vetme për ta përballuar këtë situatë me sukses.

“Ju lutem, ju lutem rrini në shtëpi që të ndalojmë përhapjen. Ruani distancimin social. Presidenti dhe task forca e koronavirusit njoftuan se do të zgjerojnë masat, pasi kjo do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë.

“Do jemi më të fortë se më parë. Tregoni dashuri dhe mirënjohje për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për ju, ju duam! Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, tha e bija e Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat