Nju Jork/ Rritet numri i të infektuarve, 250 të vdekur në një ditë nga COVID-19

Amerika

Nju Jork/ Rritet numri i të infektuarve, 250 të vdekur në një ditë nga COVID-19

Më: 31 mars 2020 Në ora: 01:45

Numri i vdekurve në Nju Jork vazhdon që të rritet, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 250 persona.

Guvernatori Andrew Cuomo deklaroi se situata vazhdon që të përkeqësohet, ndërsa për shkak të pandemisë kanë humbur jetën në total vetëm në këtë shtet 1218 persona.

“Situata është dukshëm e dhimbshme tani. Dhimbja për humbjen e jetës është e madhe”, tha ai.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 66497, ndërsa një ditë më parë ishte 59513.

Por pavarësisht kësaj, guvernatori tha se ka një fije shprese, duke qenë se përqindja me të cilën rastet po dyfishohen është ngadalësuar çdo gjashtë ditë.

Autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të dalin sa më pak nga shtëpitë e të kenë kujdes, ndërkohë që frika është e madhe se kjo situatë do të ndikojë shumë në biznes dhe ekonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat