Policia amerikane arreston priftin, mbante mesha në kishë ku merrnin pjesë qindra besimtarë – akuzohet se nuk respektoi ndalesën e tubimeve në kohën e pandemisë

Amerika

Policia amerikane arreston priftin, mbante mesha në kishë ku merrnin pjesë qindra besimtarë – akuzohet se nuk respektoi ndalesën e tubimeve në kohën e pandemisë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:14
Policia amerikane

Autoritet amerikane të sigurisë kanë arrestuar një prift nën dyshimin se ka mbajtur dy mesha në të cilat kanë marrë pjesë qindra besimtarë, duke shkelur kështu ligjin që parasheh mos daljen nga shtëpitë me qëllim që të luftohet pandemia e coronavirusit.

Prifti Rodney Howard-Brown është dorëzuar të hënën në polici në rajonin ku edhe jeton dhe vepron.

Ai akuzohet për shkelje të ligjit për tubimet publike dhe organizim të meshave, ku kanë marrë pjesë qindra besimtarë.

Howard-Brown, prift i një kishe në qytetin Tampa në Florida, nuk është i vetmi që po shpërfill urdhrat e qeverisë që ndalon tubimet publike.

Kishat në Ohio, Kentaki dhe Louisiana gjithashtu kanë vepruar njëjtë, ku priftërinjtë u kanë bërë thirrje besimtarëve të marrin pjesë nëpër mesha, pavarësisht ndalesave të vëna nga autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat