Mbi 750.000 të infektuar në botë – SHBA me rreth 145.000

Amerika

Mbi 750.000 të infektuar në botë – SHBA me rreth 145.000

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:21
SHBA

Më shumë se 750.000 pacientë me coronavirus janë konfirmuar në të gjithë botën, dhe më shumë se 36.000 kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara tani janë vendi më i prekur me më shumë se 145.000 persona. Numri i rasteve në Amerikë është katërfishuar gjatë javës së kaluar.

Në Wuhan, i cili filloi përhapjen e virusit, për ditën e gjashtë me radhë, nuk u regjistruan raste të reja.

Nju Jorku është duke përgatitur me shpejtësi një spital fushe me 50.000 shtretër në parkun Central. Ai pritet të jetë i gatshëm të pranojë pacientë të ri qysh ditën e martë. Ka rreth 34,000 të infektuar me coronavirus në Nju Jork.

Për herë të parë të dielën, presidenti Donald Trump pranoi se 100,000 njerëz ose më shumë mund të vdisnin nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara.

Sipas strategjisë së re amerikane, qytetarëve u është bërë thirrje të mos largohen nga shtëpia pa ndonjë nevojë urgjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat