“Grazie USA”, Trump ndan 100 milionë dollarë për Italinë

Amerika

“Grazie USA”, Trump ndan 100 milionë dollarë për Italinë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:04
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se i ka premtuar Kryeministrit italian Giuseppe Conte ndihmë mjekësore me vlerë 100 milion dollarë për të luftuar koronavirusin.

“Ne do të dërgojmë gjëra në vlerë afro 100 milion dollarë, gjëra kirurgjikale dhe mjekësore dhe spitalore në Itali,” u tha Trump gazetarëve të hënën në Shtëpinë e Bardhë Rose.

“Dhe Giuseppe ishte shumë, shumë i lumtur, po ju tregoj drejtë, ata janë duke kaluar një kohë shumë të vështirë “. shtoi Trump.

Kjo gjë u prit mjaft mirë nga italianët, ku menjëherë ka ardhur komenti i parë nga ministri i Jashtëm , Luigi de Maio, i cili shkruan:

“Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet më të prekura në botë nga koronavirus, ata kanë treguar solidaritet dhe bujari të madhe ndaj Italisë dhe popullit tonë.
Presidenti Donald Trump njoftoi se SHBA do të dërgojnë materiale shëndetësore në Itali me vlerë 100 milion dollarë.

Faleminderit USA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat